AKTUALITET

“Mos vallë ka ikur nga mendja e kokës?”, Rama tregon sëmundjen e Metës

17:52 - 08.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fjalës së tij në seancën e posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit, Rama ka deklaruar se Meta vuan nga një sëmundje për të cilën flet Dostojevski në librat e tij.




Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i qeverisë theksoi deklaroi se Meta vetëgënjehet duke bërë njerëzit të pyesin: “Mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës?”

Duke komentuar propozimin e Metës që politikanët në Shqipëri të bëjnë testin e shëndetit mendor, Rama deklaroi: “Nuk ka mbetur njeri pa pyetur se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës. Sëmundja e vërtetë është ajo e personazhit të Dostojevskit, i cili gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Si i tillë nuk është gënjeshtar, por i sëmurë. Sëmundja më e madhe në jetë, thotë Dostojevski, nuk është të gënjesh të tjetrët, por të gënjesh veten.”

Rama në fjalën e tij tha se maxhoranca do të bëjë të mundur që të mbahen zgjedhje me administratë zgjedhore të depolitizuar. Ai shtoi se Meta është armik i Kushtetutës, i popullit dhe shtetit e ndaj duhet shkarkuar.

Kreu i qeverisë bëri edhe batuta ndaj Metës, ndaj deklaratave të tij se ishte si Vojo Kushi apo Mic Sokoli.

“I çoroditur nga drejtësia e re, hakërrues dhe qesharak në pafuqinë e tij, Ilir Meta vulosi rrugën e tij. Ne jemi detyruar që Metën ta lëmë të gabojë. Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend. Reagimi ndaj tij duhet të jetë frontal, përtej dallimeve politike, për Kushtetutën dhe dinjitetin e shtetit shqiptar.

Meta sot është armik i Kushtetutës së Shqipërisë, ai është sot armiku i parlamentit të Shqipërisë, ai sot është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të trembur nga drejtësia. Meta na turpëron si qytetarë, si popull, si shtet. Një kryetar shteti që është kthyer në qesharak, që e imagjonin veten si Vojo Kushi me tank apo Mic Sokoli me kostum banjo. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit, që gënjen veten për të gënjyer tjerët, prandaj ai është i sëmurë”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.