LIFE STYLE

Vogëlushi juaj nuk flet ende? Ja çfarë mesazhi përcjell mënyra se si ai qan

14:46 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndoshta një nga momentet më të vështira të prindërve është momenti kur fëmijët nuk flasin. Vogëlushët përcejllin mesazhe përmes sjelljeve dhe prindërit duhet të gjejnë mënyrat për t’i kuptuar.




Në një kohë kur komunikimi përmes fjalëve është i pamundur, prindërit me pak vështirësi mund t’i kuptojnë vogëlushët edhe nga e qara.

Sugjerimet e mëposhtme nuk janë të vërtetuara shkencërisht, por sipas shumë prindërve kanë rezultuar efikase.

E qara nga uria-Nëse fëmija juaj qan duke rrotulluar kokën e duke bërë tinguj me gojë ka shumë gjasa që ka uri.

E qara si thirrje-Nëse fëmija juaj qan për disa sekonda, pushon, qan sërish dhe e përsërit disa herë këtë veprim, ai po bën thirrjen për ta marrë në krahë. Nëse kjo nuk ndodh ka shumë gjasa që ai të vijojë të qajë.

E qara për gjumë-Kur fëmijët qajnë duke fërkuar sytë apo veshin, janë në kërkim të gjumit.

E qara nga dhimbjet-Kur fëmija juaj ka dhimbje, e qara është më konstante dhe me zë më të lartë. Sa më e madhe të jetë dhimbja, aq më e fortë bëhet e qara. Kur foshnja lodhet dhe nuk ka më energji, e qara bëhet më e lodhshme dhe më e qetë.

E qara nga sikleti-Kur fëmija qan i acaruar dhe me ndërprerje, kjo mund të jetë për shkak të faktit se ka vapë ose ftohtë. Në të tilla raste, fëmijët harkojnë trupin, ose lëvizin në mënyrë të pakontrolluar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.