Një i vërtetë në shtëpinë e Manchester United, që pritet të agravojë më shumë raportin e klubit me tifozët e tij. “Djajtë e Kuq” kanë vendosur që futbollistët të mos japin autografe në hyrje të qëndrës stërvitore në Carrigton, duke i dhënë fund një tradite të hershme.
Tifozët ishin mësuar të prisnin në portën kryesore dhe përpara stërvitjes futbollistët ndalonin për të dhënë autografe. “Lojtarët nuk janë më të autorizuar të ndalojnë për të bërë foto apo për të dhënë autografë”, lexohet në njoftimin për mediat që është shpërndarë nga klubi.
Shkak për këtë vendim janë masat e reja të sigurisë. Një risi e vërtetë në lidhje me raportin klub-tifozë, që sigurisht nuk është pritur aspak mirë nga këta të fundit.
Shfaq Komentet (0)