VIP PAGES

“Big Brother” rikthehet në “Top Channel”, ja vendndodhja e shtëpisë më të famshme

18:00 - 04.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë vit do të vijë sërish “Big Brother” në “Top Channel”. Lajmin e ka zbuluar skenografi Fatmin Muna, i cili në një intervistë për “Top Channel” tha se “Vëllai i Madh” do të nisë shumë shpejt vëzhgimin e banorëve të tij dhe se përgatitjet kanë nisur që tani. Muna zbulon gjithashtu një detaj tjetër tepër interesant. Shtëpia më e famshme në Shqipëri, këtë herë do të jetë pranë televizionit. “Jemi në ambientet ku sapo kanë filluar punimet e ‘Big Brother’-it.




Kam ë kënaqësi të them sepse për ‘Big Brother’ është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një ‘Big Brother’ i madh, siç di të bëjë ‘Top Channel’, me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”, thotë Fatmir Minga. “Big Brother” është një nga programet televizive më të ndjekura në vend. Jemi tërë sy e vesh për të mësuar të rejat e këtij viti, të cilat me siguri do e mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.