VIP PAGES

“Love story” e përfunduar keq, ja biseda e fundit e Keisit dhe Stresit pas ndarjes

18:00 - 04.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Love Story” i tyre ishte vërtetë i veçantë dhe për t’u pasur zili nga shumë çifte, por për fat të keq, edhe pse të gjithë fansat po shpresonin të kundërtën, përfundoi në ndarje. Mbase çdo gjë e bukur nuk mund të qëndrojë përgjithmonë, por një ndjenjë e pastër vlerësohet dhe ndarja e tyre mesa duket nuk ishte aq e ashpër siç u përfol nëpër rrjetet sociale dhe në media. Po flasim për çiftin e njohur, reperin Stresi dhe e bashkëshorten e tij (me celebrim) Keisi. Këtë verë pritej dasma e tyre, por “kambanat” nuk u dëgjuan kurrë. Për fat të keq, një dashuri e kaluar si ajo “Në kohët e Kolerës” e Markezit, nuk pati atë fund të bukur siç ishte në libër, edhe pse kaluan shumë peripeci bashkë. Por kjo s’do të thotë që ata nuk mbetën ‘miq’. Por tashmë është konfirmuar ndarja e Stresit nga bashkëshortja e tij Keisi, të cilët i dhënë fund martesës pak kohë pas daljes së reperit nga burgu. Ndërkohë që së fundmi, “Iconstyle” ka publikuar një foto të shkëputur nga bisedat e fundit mes Stresit dhe Keisit pas ndarjes. Çifti duket se janë ndarë në mënyrë shumë miqësore dhe duke i uruar më të mirat njëri-tjetrit. Siç lexohet edhe nga biseda, Stresi i shpreh dashurinë Keisit dhe i thotë se do ta dojë përgjithmonë, ndërkohë që këshilla e fundit që merr ai nga Keisi është që të kujdeset për veten dhe të mos i lërë njerëzit të përfitojnë prej tij! Ndërkohë që arsyet që i çuan në këtë vendim nuk shfaqen në bisedën në fjalë. Sipas mediave rozë, kjo foto është publikuar nga vetë Stresi në “Instagram”, por është fshirë brenda pak sekondash. “Jeta shumë e shkurtër, prandaj eci shpejt”, është shkrimi që besohet se ka lënë Stresi në foton e mëposhtme. Ende nuk dihet nëse bisedat janë reale apo gjithçka është një montazh nga fansat që duan t’i shohin prapë bashkë.




Pjesë nga biseda:
Stresi: Më kupto! Besoj!
Keisi: Po Ked, klm! Dhe nëse të bllokoj, e bëj për të mirën e të dyve! Të vazhdojmë përpara se kështu s’ka qenë për ne!
Stresi: Bëj më të mirën gjithmonë!
Keisi: Të përqafoj, qofsh gjithmonë i lumtur dhe mirë!
Stresi: Kam met dasht gjithmonë!
Keisi: Edhe unë! Paçim Ked! Kujdesu për veten!
Stresi: Do mundohem!
Keisi: Mos i lër njerëzit që duan të përfitojnë prej teje, të të prishin.

Por ndarja nuk përfundon me kaq dhe shpresat për ribashkim u shuan direkt me një deklaratë të ish-partneres së Stresit. Fansat e kanë pyetur Keisin në “Instagram”, nëse do të rikthehet në Shqipëri dhe Keisi ka treguar se e ardhmja e saj është Kanadaja dhe me Shqipërinë nuk përshtatet dot. “E ardhmja ime është Kanadaja. Jam rritur këtu, nuk mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”, shprehet ajo. Kujtojmë se gjatë lidhjes me Stresin, ajo e vizitonte shpesh vendin tonë, ndërsa menjëherë pas ndarjes, u largua dhe duket se nuk do të kthehet për një kohë të gjatë. Ajo erdhi në Shqipëri kur Stresi doli nga burgu për të sqaruar situatën, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej. Ndërkaq, të tjerë çifte mendohet se kanë marrë një “pauzë” nga njëri-tjetri dhe disa të tjerë ndërkaq janë rikthyer bashkë. Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Gjatë ditës së djeshme u raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën. E gjithë kjo, pasi bukuroshja ka shkuar vetë në pushimet verore, pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin. Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre. “2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar biondina në llogarinë personale në “Instagram” duke hedhur poshtë spekulimet e mediave. Të jetë e vërtetë?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.