Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur nga mazhoranca për të hetuar vlefshmërinë e dekreteve të tij për të rrëzuar 30 qershorin si datë zgjedhjes vendore.
I pyetur në studion e “Syri.net”, nëse do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse Komisioni i Venecias del në përfundimin se ai ka shkelur Kushtetutën, Kreu i Shtetit ka deklaruar hapur se do ta dorëzonte patjetër detyrën.
“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.
Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën.
Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.
Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, ka thënë Meta.