Kryesore

Rama takon kryeparlamentarin gjerman: Në Bundestag me një mik të nderuar

14:54 - 13.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka pasur disa takime me liderët kryesorë dhe një seancë në Bundestag me deputetët e CDU/CSU për të kërkuar përgjigjen pozitive për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.




“Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble”, shkruan Rama përkrah videos me Schauble.

“Ia dhashë më parë kancelares tuaj dhe kjo është për ju”, i drejtohet Rama kryeparlamentarit gjerman që menjëherë hap librin me piktura dhe shpreh përshtypjen e parë. “Shumë impresionuese”, thotë ai teksa shfleton.

Po sot kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.