BLUETOOTH

Bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset, Era Istrefi këndon shqip!

14:47 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse dëgjuat këngët më romantike sot për sot,” Let’s Get Married” nga Yelloë Claë, Era Istrefi dhe Offset, mundësitë që t’ju ketë shpëtuar pjesa kur Era këndon shqip janë të lartë. Në minutën 3:21, mbi zërin e Istrefit vendoset një grua që flet për dashurinë e Kristoffer dhe Biana-s, dy protagonistët e këngës. Megjithatë, nëse tregoheni të vëmendshëm, do të dëgjoni Erën që thotë: “Se si ti, s’o asnjo/ Një si ti nuk e gjej mo.”




Një frazë e tillë është vlerësuar nga shumë ndjekës shqiptarë, të cilët më parë kanë vënë në dukje faktin që Era “është larguar paksa nga stili i saj”. Kujtojmë që ajo ishte e para shqiptare që u bë e famshme me një këngë shqip, nga producentë shqiptarë, prandaj prej kohësh fansat këmbëngulin që këngëtarja të këndojë shqip.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.