Show-Bizz

Agron Llakaj flet për vëllezërit Veshaj: Qëkur i martuam, nuk kam më kontakt me ta

10:43 - 05.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori  humorit  Agron Llakaj ditën e djeshme i ftuar në emisionin ´´Vizion i Pasdites´´ në Vizion Plus. Në datën 8 Tetor, do të nisë sezoni i ri i show-ut më të pëlqyer në Shqipëri dhe Agroni si krijues na tregoi detaje në lidhje me show-n.




Një ndër çështjet e folura ishte mungesa e aktorëve binjak, Donald dhe Romeo Veshaj.

Aktori Llakaj u shpreh  paksa i pa kënaqur nga çunat pasi tha se ata as nuk e kanë telefonuar prej një muaji e lërë pastaj ta kenë takuar.

“Prej momentit që binjakët i nxorëm, i martuam, krijuan një familje të re. Çdokush nga aktorët e Al Pazar mund të ketë endrrën për të krijuar fluturimin e vet. Al- Pazari është një zinxhir, dhe cdo hallkë që largohet nuk e prish rrotullimin e zinxhirit. Personalisht unë kam qenë i lumtur që ata arritën të krijonin një dritare të tyre,” tha Agroni.

I pyetur nëse janë ´´lëkundur´´ marrëdhëniet  tyre, Agroni me ironi përgjigjet:

“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë, “ u shpreh Agroni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.