BLUETOOTH

Media britanike artikull kushtuar Eva Muratit: Njihni prezantuesen mahnitëse shqiptare

15:59 - 10.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull prezantueses shqiptare të futbollit Eva Murati.




Ajo e ka cilësuar yllin shqiptar si prezantuesja më magjepse e Ligës së Kampionëve.

“Eva , 28 vjeç, është një personazh i talentuar televiziv që po ndez ekranet në Shqipëri.”- shkruan The Sun.

Komentet në llogarinë e Evës nuk mund të liheshin pa u kapur nga media britanike, të cilat përveçse që janë pozitive mbi punën e saj, gjithashtu vëjnë në pah bukurinë e saj.

“E bukur”, “Mbreteresha”, “Ajo buzëqeshje”, “E mrekullueshme”, janë disa prej replikave të shumta që Eva Murati merr.

Gazetarja e The Sun, Laura Woods, ka parashtruar pak nga jeta e prezantueses, duke u shprehur se 28 vjeçarja ka përfunduar Universitetin e Drejtësisë, por jeta e saj televizive ka nisur që në moshën 18 vjeç.

Përfshirja e saj në ekran, vjen nga komunikimi i rrjedhshëm i gjuhës italiane, duke e përdorur një aset të tillë në një program shqiptaro-italian.
“Me afro një milion ndjekës në Instagram, Eva e mrekullueshme është një kërcënim i trefishtë – aktore, prezantuese dhe modele.”- shkruan gazetarja për The Sun

Prezantuesja që prej vitit 2017 prezanton Ligën e Kampioneve në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.