Njolla gjaku dhe gjithcka e kthyer përmbys janë pamjet tmerrues që ka lënë pas konflikti i përgjakshëm mes Dritan Hoxhallit dhe Bledar Tocit në shtëpinë e Marsida Qartjas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:40 në Kavajë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i marrë nga Marsida Qatos 30 vjeç, nënë e 3 fëmijëve, që ti jepte fund lidhjes me Dritan Hoxhalli 41 vjec, i cili nuk e ka pranuar faktin që të ndahej.
Ky i fundit kishte shkuar në banesën e ish-te dashurës, ku ishin dhe 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin dyshohet se kishte një lidhje, dhe dy shokë të tjerë, të cilëve u kishte kerkuar ndihmë. 41 –vjecari mbeti i vrarë gjatë pëleshjes me armë zjari. Në momentin e ngjarjes kan qënë të pranishëm dhe 3 fëmijët e saj, por fatmirësisht nuk janë lënduar