Kryesore

“E drejta e votës është kushtetuese, por edhe përgjegjësi”- Arian Galdini me diasporën në Itali: Shqipëria, me nivelin më të lartë të emigracionit

14:17 - 05.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Lëvizës së re, Arian Galdini ka zhvilluar një takim me shqiptarë të diasporës në rajonin e Toscanës në Itali.




Në fjalën e tij ai tha se vota është e drejta kushtetuese, por edhe përgjegjësi. Po ashtu, Galdini u ndal edhe tek vështirësitë që qytetarët shqiptarë hasin duke i detyruar ata që të largohen nga vendi.

Sipas tij, Shqipëria është në vendin e pestë në botë për emigracion, por në vendin e dytë për emigracionin minoren.

“Nëse e drejta e votës është e drejtë kushtetuese është edhe përgjegjësi. Unë dua të them me këtë se nëse Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë të emigracionit, Shqipëria është në vendin e pestë në botë për emigracion, por është  në vendin e dytë në botë për emigracionin minoren. Kur ikin njerëzit ikin për një jetë më të mirë. Kjo do të thotë se kush ikën e ka jetuar Shqipërinë vështirë. Kur ju keni ardhur këtu, jo se jeta ju ka shkëlqyer, por nga ana tjetër keni lënë pas një vend që nuk e ka mundësinë që keni marrë ju kur keni zgjedhur të largoheni. Është një vend ku mjerimi dhe padrejtësia vazhdojnë dhe i mundojnë familjarët tuaj”, tha Galdini


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.