Show-Bizz

Nuk fshihen më/ Romeo dhe Jonida pranojnë publikisht lidhjen dhe postojnë foto

10:25 - 11.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej një kohe të gjatë flitet për një lidhje mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj. Asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht deri dje lidhjen që kanë.




Aktori Veshaj nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe për më tepër ai asnjëherë nuk kishte ndarë me fansat e tij foton me këngëtaren Maliqi. Por siç duket dhe nga postimi i fundit, Veshaj ka vendosur  ta thyej akullin. Romeo ka publikuar një foto me Jonidën në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku të dy duken të lumtur teksa shikojnë njëri-tjetrin në sy.

Me anë të kësaj fotoje çifti deklaroi më në fund romancën që kanë .

Krahas fotos, Romeo shkruan: ‘’Mission i mundur  9’’, duke etiketuar dhe Jonidën shoqëruar me një emoj ‘zemre’.

Ndërsa Jonida ka publikuar një video në ‘Insta story’, ku shfaqet dhe Romeo përkrah saj.

Ne jemi në promovimin e parfumit tek Joni Peçi, ka dhe disa të tjerë që kemi përballë por nuk duan të dalin”- tha Jonida në video

Ndërsa Romeo shton: “Ne dolëm”

Çfarë donin të nënkuptonin Jonida dhe Romeo me këtë, mos ndoshta ishte ky një mesazh për Donaldin dhe Borën ?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.