BLUETOOTH

Si mund të mbash një lidhje në distancë? Keisi tregon për eksperiencën me Stresin

10:00 - 11.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që në momentin që lidhja e tyre u bë publike, Stresi dhe Keisi, u bënë mjaft të komentuar në media dhe rrjetet sociale. Edhe pse jetonin larg njëri-tjetrit, dukej se dashuria e tyre ishte shumë e fortë dhe se distanca nuk ishte një problem për ata. Por pas disa kohësh bashkë, Keisi dhe reperi i njohur, i habitën fansat e tyre kur i dhanë fund lidhjes së tyre. Pavarësisht se ajo i qëndroi pranë dhe e mbështeti bashkëshortin kur ishte në burg, pas lënies së lirë të reperit, erdhi edhe lajmi i divorcit të tyre. Së fundmi, në një
bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush i ka kërkuar një këshillë për lidhjet në distancë, pasi ndodhej në një situatë të tillë dhe se i dukej e vështirë. “Duhet të mësohesh të mos lejosh gjërat e vogla të ndikojnë tek ti, përndryshe do të jetë keq për të gjithë”, i është përgjigjur ish-bashkëshortja e Stresit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.