EKONOMI

AMF: Sistemi në funksion nga 1 tetori, kompanitë kërkuan shtyrje të afatit

14:41 - 19.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompanitë e sigurimit kërkuan kohë për të vënë në funksion sistemin për raportimin e policave të sigurimit të jetës për minatorët, që duhet të kishte nisur nga 1 shtatori. Më herët, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi një udhëzim që nënvizonte se çdo kompani duhet të raportonte shitjet për këtë kategori të punësuarish. Detyrimin për të bërë këtë sigurim ndaj punonjësve e kanë subjektet minerare, ndërkohë që kompanitë çdo policë duhet ta hedhin ‘online’. Por, përshtatja e kësaj kërkese në anën teknike nuk ka qenë e thjeshtë, ndaj një vendim i fundit i AMF-së bën me dije se raportimi ka marrë fuqi nga data 1 tetor 2019. Udhëzimi i ‘Autoritetit’ nuk erdhi rastësisht gjatë këtij viti, ndërkohë që ishte lënë detyrë nga Kuvendi në rezolutën e aktivitetit për vitin e shkuar. Në nenin pesë të udhëzimit, ‘Autoriteti’ përcakton qartë se shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjitha masat të zhvillojnë nga ana e tyre sistemin për ta përshtatur me shërbimet që do të ofrohen nga AMF, për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police minatori.




“Shoqëritë e sigurimit apo agjentët mund të raportojnë shitjen në një kohë të mëvonshme vetëm kur sistemi i AMF shfaq probleme madhore deri në mosfunksionimin e plotë të tij dhe kjo procedurë miratohet me shkrim nga drejtuesit ekzekutivë të ‘Autoritetit’ sipas rastit. Shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjitha masat për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police të sigurimit të punonjësve nga aksidentet personale në punë. Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë ‘Autoritetin’ për të dhënat e identifikimit të personit të autorizuar. Për çdo ndryshim në lidhje me punonjësit e autorizuar që përdorin këtë sistem, shoqëria duhet të njoftojë me shkrim brenda 2 ditëve pune”, thuhet në udhëzim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.