BLUETOOTH

Publikohet trailer i “Falko”, Xhensila emocionon me urimin më të ëmbël për filmin e Bes Kallakut

13:30 - 26.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Bes Kallaku publikoi trailerin e filmit të tij më të ri, “Falco” ditën e djeshme, për të cilin premton se do të shkrijë së qeshuri publikun. Ai e ndau videon me fansat e tij në ‘Instagram’, ndërsa krahas saj shkroi: “Pas më shumë se 2 vite e gjysmë pune, shumë lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyejë brinjët nga të qeshurat. Është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike. Ky, nuk është vetëm filmi im, sepse nuk do isha këtu pa ndihmën dhe eksperiencën e gjithsecilit që kam punuar gjatë gjithë karrierës sime.




Ky është filmi i Besit, i Top-Channel-it, i ‘Portokallisë’, i të ‘Dielës Shqiptare’, i të gjithë juve që me keni duartrokitur deri këtu. I gjithë stafit dhe ekipit të filmit, i të gjithë aktoreve dhe atyre që ndihmuan qoftë edhe me një gotë uji.” Sigurisht, për këtë projekt gjigant të Besit nuk mund të mos reagonte edhe partnerja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ajo i ka uruar publikisht më të mirat bashkëshortit, duke treguar se është lutur më shumë për suksesin e Besit sesa të sajin. “Kur ti lutesh dhe kërkon më tepër suksesin e atij që ke në krahë sesa tëndin. Kjo ndodh me të dy Ne. Zoti na ka dhënë e na ka falur shumë. Përveç Tij jam dëshmitare e çdo përkushtimi tëndin. Zoti qoftë me ne!”- janë fjalët e ëmbla të këngëtares krahas trailerit të filmit. Tani u bëmë të  gjithë kuriozë e mezi presim ta shohim!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.