Show-Bizz

Akuza shefit të Rrugores, Rezart Veleshnja publikon SMS-të me policin: Më ndjek mua dhe vetë fiton nga 30 milionë lekë në muaj, të fala Ramës

20:58 - 05.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Rezart Veleshnja është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon shqetësime nga përditshmëria.




Këtë herë ai ka denoncuar shefin e policisë Rrugore Erjon Ahmetin, të cilit i ka dërguar edhe një mesazh.

Veleshnja ka postuar në Instastory disa video dhe një foto, ku pasqyron mesazhet e marra nga një koleg policë i Ahmetit.

‘Ti zoti Ahmeti meqense e kishe ven kastile policin me me ndjek mua urdhero po nga rangu jot eshte kjo sms! kete ma nisi nje polic i joti qe ta dish! leri artistet se nuk bejme dot humor ne gjermanisht! @policiae_shtetit! edhe mos bej kercenime me telefonata lart e posht se do ndjek cdo detaj qe perdoret kundra meje kaq po te them! turp e faqa zeze, kemi frik te jetojme ne vendin tone e te themi mendimin tone’, shkruan aktori.

Më tej Veleshnja akuzon Ahmetin se merr 30 milionë lekë në muaj për të lejuar kamionë të futen në mes të ditës. Ai i sugjeron me ironi të marrë më shumë, pasi shokët ja kalojnë.

‘Kam shumë mesazhe nga njerëz që punojnë në institucione të larta madje edhe në parlament që më kanë thënë ki kujdes se Ahmeti të është vënë pas sepse shan Ramën. Unë s’të kam frikë sepe jam gjithmonë i rregullt, por ti mos u bëj kaq i dashur me Ramën vlla. E di që fiton nga 30 milonë lekë në muaj sepse lejon betonieret të kalojnë në mes të ditës por s’jemi njeri pa njeri, as ne. Merru me të tjerët lëri artistët. Dhe shiko, mundohu të fitosh nga 40 se ata shokët e tu fitojnë më shumë. jo kaq pak vëlla, të fala Ramës’, thotë Veleshnja teksa i drejtohet Erjon Ahmetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.