BLUETOOTH

Mori vëmendjen e mediave të huaja, Loredana krah për krah me Ronaldon

14:00 - 05.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka vijuar rrugën e saj artistike. Së fundmi, ka qenë prezente në “MTV Europe Music Award”. Në këtë eveniment, ku këngëtarja ka dalë edhe fituese e një çmimi ajo ka takuar futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Mesa duket Loredana është fanse e tij, pasi nuk ka humbur rastin të bëjë një foto me Cristianon dhe ta shpërndajë në Instagramin e saj.




Reperja u shfaq në tapetin e kuq e veshur komplet me të zeza, me pantallona e atlete dhe ky look u komentua edhe nga mediat e huaja. Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull veshjeve ‘punk’ në event, me titull: “Veshjet punk pushtojnë tapetin e kuq të MTV EMA”. Pjesë e këtij artikulli është edhe Loredana, e cila shoqërohej nga reperja gjermane Juju. Por, sigurisht qe mediat zvicerane nuk mund të mos shkruanin për këtë sukses të Loredanës dhe takimin e saj me Ronaldon, gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.