POLITIKË

Meta pranon shkarkimin e Muçit, shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese

15:47 - 22.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menjëherë pas takimit me gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Muçi, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e vakancës për këtë vend.




“Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi”, thuhet në dekret.

Kujtojmë që Besnik Muçi ishte përzgjedhur nga Presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por u shkarkua dje nga KPA, për shkak se kishte probleme me pasurinë dhe integritetin e figurës.

Ndërkohë, ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese fshiu emrin e tij nga faqja zyrtare, ndërsa Meta shpall tashmë vakancën për zëvendësimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.