AKTUALITET

Video/ “Janë flluksa sapuni”, avokati i grupit “Bajri”: Nuk ka akuza të reja, por vetëm dyshime

13:55 - 23.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i grupit “Bajri”, Arbër Hoxhaj, ka folur për mediat pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të mbrojturit e tij. Ai tha se pretendimet e ngritura për akuza të reja ndaj klientëve të tij nuk janë gjë tjetër, por ngjajnë me një flluskë sapuni.




“Mund të themi me bindje se kjo është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di se është flluskë sapuni. Nuk janë akuza të reja. Ta akuzuarit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Në dijeni tonë, për të hetuarit Behar, Safet, dhe Ilir Bajri, Asmer Bilali  dhe Safet Rustemi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg. Në radhë të parë nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime”-tha Hoxhaj.

Gjykata ka shqiptuar masat e mëposhtme për  personat e arrestuar, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”

1-Behar Brajoviq (Bajri)

2-Safet Rustemi

3-Ilir Rustemi

 4-Asmer Bilali

5-Ismet Idrizi

6-Sirjan Alija

Masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”

7-Jorida Murati

Masa e sigurisë  “Detyrim paraqitje”

8-Senad Halluni

9-Florine Hoxha

10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.