Kryesore

“Dele-deputetët i kam respektuar”, Ilir Meta: Do dal në shesh dhe nuk do lëviz derisa të bëhet referendum

19:13 - 25.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas takimit që zhvilloi me Këshillin e Ambasadorëve në Presidencë, Ilir Meta në orën 19:00 doli në një konferencë për mediat, ku theksoi se “Përmes një dhjetori të dytë, do bëhet ndarja e shqipërisë nga epoka e shkatërrimit të Demokracisë, dhe epokës së vendosjes së Demokracisë së drejpërdrejtë, përmes Referendumit”.




“Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse vetë politika përmes disa ligjeve e ka bllokuar këtë gjë. Ndaj unë si presidenti i Republikës, pas përpjekjeve të shumta dhe pas sukses, me të gjithë aktorët politikë, kam vendosur të zbres në shesh dhe të mos lëviz nga sheshi derisa populli të marrë pjesë në Referendum. Është e vetmja rrugë për një të ardhme të mirë. Përmes referendumit ushtrohet demokracia direkte. Pas disa vitesh këtu nuk do të ketë më shqiptarë, vetëm disa emigrantë. Prandaj kjo është e vetmja rrugë demokratike, që Shqipëria të jetë me shqiptarë. Ka disa vite që në Shqipëri nuk ka më votime. Kjo duhet të marrë fund. Deledeputetet i kam respektuar edhe me shume se ç’duhet”, është shprehur presidenti Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.