AKTUALITET

“Të gatshëm për të mundur Ramën!”, levizjet e reja të Rithemelimit, Ervin Salianji: Brenda muajt qershor mbyllim zgjedhjen e degëve dhe plotësimin e strukturave

17:45 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në studion e News 24, u shpreh se opozita është e gatshme që sot për të mundur Ramën, pasi brenda muajit qershor do mbyllen zgjedhjet e degëve, ashtu si dhe do bëhet plotësimi i strukturave.




Salianji gjithashtu tha se PD duhet të bëjë maksimumin për t;u hapur më shumë drejt shoqerisë, e po kështu për të shqyer dyert e diasporës.

Ervin Salianji:
Unë në zgjedhjet e fundit kam qenë drejtues politik në Kavajë dhe kemi arritur t’i kthejmë demokratëve atë bastion që nuk e kishim.
Sa i përket lëvizjeve të tjera, janë vendimmarrje që i takoj drejtuesve politik, kryetarit, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Ajo që ju them është që PD brenda muajit qershor e mbyll organizimin në zgjedhjeve e degeve dhe plotësimin e strukturave dhe është e gatshme për betejë elektorale në cdo moment sa i takon aspekteve organizative. Ashtu sic eshte e gatshme dhe do të vijë me prezantim të plotë të programit. Ne që sot jemi gati për ta mundur Ramën.
Interesi i partive politikeve është që figura të caktuara të japin kontributin e tyre aty ku ka më shumë nevojë.
Përtej këtyre hapave, PD duhet të bëjë maksimumin të hapet më shumë drejt shoqërisë dhe padiskutim për t’i shqyer dyert drejt diasporës. Kemi kohë për ta bërë këtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.