AKTUALITET

“Qeni im nuhat diçka”/ Vijojnë kërkimet te hotel “Mira Mare”, drejtuesi i ekipit malazez: Proces shumë i vështirë

13:22 - 29.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionin në hotelin “Mira Mare´´, Durrës, hotel ky i cili u shkatërrua plotësisht nga tërmeti I fuqishëm i 26 nëntorit. Kërkimet vijojnë nga ekipet e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas sinjalizmit që dha një prej qenve të stërvitur.




Ka qenë drejtuesi i grupit malazez, që ka thënë se qeni i tij ka nuhatur diçka nën rrënoja. Për këtë arsye, kërkimet vijojnë nën rrënojat e hotelit, ku mund të nxirret një tjetër trup i pajetë.

“Këtu ka skuadra nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Jemi përpjekur të futemi brenda kësaj ndërtese, pasi nuk kemi saktësisht një informacion nëse ka viktima apo njerëz në ndërtesë. Natën e kaluar qeni im nuhati diçka por nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Megjithatë ne po vijojmë të kërkojmë dhe po përpiqemi të futemi brenda kësaj ndërtese, por ky proces është shumë i vështirë pasi ndërtesa është e gjitha e shkatërruar. Shpresoj shumë qe ta realizojmë këtë”, ka thënë drejtuesi i ekipit malazez të kërkim-shpëtimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.