KULTURË

“Muzeu lëvizës”, pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti

10:38 - 05.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzeu Historik Kombëtar shkon aty ku janë fëmijët dhe në këto momente, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe lehtësim, janë të vegjëlit e strehuar nëpër komplekse hoteliere dhe qendra sociale, për shkak të tërmetit. “Muzeu lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël” shkuan pikërisht në një prej këtyre ambienteve, ku fëmijët kaluan disa orë të këndshme, duke luajtur, vizatuar, por dhe duke u njohur me trashëgiminë kulturore të vendit tonë, përmes kostumeve popullore, veglave muzikore e objekteve të tjera.




Ndërsa po punojmë që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë për strehimin e tyre, së bashku me familjet, po përpiqemi t’u rikthejmë buzëqeshjen!
Të gjitha institucionet kulturore janë në shërbim të tyre.
Bashkë do t’ia dalim!
#shqiperiasolidare <<


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.