Një grabitje me armë zjarri është regjistruar sot në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, nderkohë që rasti u bë publik ditën e sotme.
Shtetasi me inicialet D.B sapo kishte tërhequr nga banka një shumë prej 15 mijë eurosh, kur grabitësit e armatosur dhe të maskuar i kanë zënë pritë.
Policia dhe prokuroria kanë qenë në vendngjarje dhe po hetojnë për kapjen e autorëve.
Shfaq Komentet (0)