Show-Bizz

Dasmë e papritur dhe pa shumë zhurmë, MC Kresha së shpejti baba?

11:11 - 18.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës duke çuditur të gjithë fansat. Ai është kurorëzuar me martesë me partneren e tij bukuroshe, Erzinën. Në dasmën e tij ishin të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it dhe megjithëse i kishte porositur të tregoheshin sa më diskretë me pamjet nga dasma, duket se kjo nuk ka qenë e mundur. Miqtë e Kreshës kanë publikuar në rrjete sociale momente nga ceremonia. Pamë kërcimin e çiftit, ndërsa më pas në rrjet qarkulluan edhe video të momentit kur thanë “Po” dhe momenti i vendosjes së unazave. “Po, po, po, po!”- thotë Erzina. Ceremonia u zhvillua në një prej restoranteve të kryeqytetit dhe është paraparë në një format të darkës me rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve, për ambientin e të cilit u kujdes Grand Décor. Mes shumë familjarë e miqsh u zhvillua një festë shumë energjike, e për argëtimin e të gjithëve kujdesej Sinan Vllasaliu. Ndërkaq ajo që na bëri përshtypje ishte një detaj i vogël.




80110551_2176939472600366_9191307370095968256_n 80294286_2562740933960812_1155732225694629888_n 80434305_434543720785606_4964481705931964416_n 79440123_838133056622095_8023876164588142592_n 79456047_503625140248516_6411214548799324160_n
<
>

Nusja bukuroshe e plot stil, Erzina, shfaqet me barkun e fryrë në fustanin e bardhë në natën e martesës. Gjatë natës së mbrëmshme, reperi i estradës sonë, Mc Kresha, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Erzina Shehun. Erzina është një menaxhere e zonja dhe në Kosovë udhëheq dyqanet e firmës së njohur ‘Zara’. Nuk dihet se prej sa kohësh sakt dyshja janë në lidhje, mirëpo pak kohë më parë është raportuar për një martesë të tyre të mundshme. Gjithashtu, është zbuluar se Erzina është në pritje të një fëmije. E kjo është vërejtur edhe mbrëmë, pasi Erzina tashmë i ka bërë disa muaj dhe barku ka filluar t’i fryhet. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale thuajse e konfirmon shtatzëninë, e megjithëse shihet me një shishe të shampanjës në dorë, ajo vazhdimisht është parë me lëng të frutave në dorë. Pra të jetë kjo arsyeja pse këngëtari nuk pranoi të bënin shumë bujë me foto e kamera? A do të bëhet Mc Kresha baba së shpejti? Pritet ta zbulojmë në muajt në vazhdim lajmin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.