VIP PAGES

Ministrat “gju më gju me popullin”, Xhaçka dhe Spiropali nuk i thonë “jo” ushqimit

12:45 - 25.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e kabinetit qeveritar dhe anëtarët e kryesisë së PS-së kanë drekuar të hënën me qytetarët që iu prishën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë strehuar në hotelet zonës së Golemit në Durrës. Kjo ka shërbyer edhe si një mënyrë që ata të njihen më mirë me realitetin që la pas tërmeti dhe ku qindra familje vuajnë pasojat e tij, sidomos në strehim. Një drekë kjo që është transmetuar live edhe në kanalin personal të kryeministrit “ERTV”. Por ndërsa shumica e ministrave kanë qenë në siklet para kamerës dhe kanë preferuar që më shumë të bisedojnë me banorët se sa të hanë, pati mes tyre që u “shkrinë” me banorët e prekur nga tërmeti, duke konsumuar të njëjtin ushqim. Siç shihet edhe nga kjo foto dy ministret, Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali kanë zgjedhur të hanë nga një pjatë patate me mish.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.