Kryesore

Hyn në fuqi vendimi: Hapen studimet doktorale, kush mund të aplikojë

11:00 - 07.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Ka hyrë në fuqi vendi mi për rihapjen e stu dimeve doktorale pas 5 vitesh pezullimi. Ditën e djeshme, është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi nr 879 ku përcaktohen kriteret e përzgjedhjes së studentëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në ciklin e tretë. Në vendim thuhet se studimet e doktoratës kanë një kod etike të dedikuar, që speci-fikon standardet etike të kërkimit, të cilat duhen res-pektuar, dhe rastet e proce-durat kur, si pasojë e thy-erjes së Kodit të Etikës, dok-toranti mund të përjashto-het nga studimet e doktor-atës ose mund t’i revokohet grada shkencore. Studimet e doktoratës zhvillohen pranë njësisë bazë, si pjesë e pro-jektit kërkimor-shkencor të aprovuar dhe me financim të siguruar nga IAL-ja. Pas licencimit të programit të studimeve të doktoratës dhe certifikimit të kuotave, stu-dentët e pranuar mund të përfitojnë nga financimi i siguruar nga IAL-ja, financim nga subjekte të tjera apo të vetëfinancohen. Njësia bazë mund të ofrojë më shumë se një projekt kërki-mor për fushën e kërkimit që mbulon. “Studimet e doktor-atës organizohen në fusha kërkimi. Ato përmbajnë ve-primtari kërkimore-shkencore dhe veprimtari aka-demike, sipas përcaktimeve të tabelës 1, të shtojcës 1, të këtij vendimi, me qëllim ga-rantimin e formimit aka-demik shkencor në fushën përkatëse të studimit. Personeli akademik, i angazhuar në studimet e doktoratës, është i kategorisë “profesor”. Njësia përgjegjëse e pro-gramit të studimeve të dok-toratës duhet të garantojë standardet akademike dhe të ofrojë infrastrukturën e domosdoshme për realiz-imin e projektit kërkimor-shkencor”,-theksohet në vendim.
LËNDËT E PËRFSHIRA
Numri i studentëve doktorantë përcaktohet nga njësia bazë përgjegjëse për stu-dimet e doktoratës, pas veri-fikimit dhe certifikimit të kapaciteteve nga ministria përgjegjëse për arsimin. “Në rregulloren e programit të studimit të doktoratës njësia bazë: I. përcakton kriteret e pranimit të studentëve sipas parimit të thellimit të studimit në fushë të njëjtë apo të përafërt me studimet e ciklit paraardhës; II. bash-kërendon, në funksion të re-alizimit të projektit kërkimo-rshkencor, veprimtarinë akademike të studentëve; III. parashikon në mënyrë të detajuar rregullat e organizimit e të funksionimit të pro-gramit të doktoratës”,-nënvi-zohet në vendim. Ndërkohë njësia bazë, përgjegjëse për programin e doktoratës, administron të dhënat e çdo doktoranti, në lidhje me ve-primtarinë akademike dhe kërkimore-shkencore të tij, si dhe raportet e vlerësimit të progresit. Për programet e doktoratës në kategorinë A përfshihen lëndë të struk-turimit të kërkimit shkencor të thelluar, metodave cilësore dhe sasiore të përpunim-it të të dhënave, etikës së kërkimit shkencor dhe sh-krimit të punimeve shkencore e të disertacionit doktoral. Në kategorinë B përf-shihen lëndë të avancuara të debateve teorike, përqasjeve kërkimore, bashkëpunimeve ndërdisiplinore dhe zhvillimeve të fundit të disiplinës shkencore të doktorantit. Detyrimet akademike gjatë vitit të parë të studimeve të doktoratës nuk duhet të jenë më pak se 30 ECTS.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.