Kryesore

Tritoli banesën magjistratit Tonin Sterkaj, Balla: Retorika e ngarkuar nga politikanë të caktuar kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve është nxitëse e akteve të tilla

13:49 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Komisionin e Sigurisë, duke u ndalur te vendosja e tritolit në derën e banesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, ngjarje e ndodhur të dielën, në orët e para të mëngjesit, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se që prej momentit që policia është informuar për rastin ka ngritur një grup pune.




Balla bëri me dije se ka një pistë që mund të çojë në zbardhjen e gjithë organizimit dhe ekzekutimit të kësaj ngjarjeje.

Ndër të tjera Balla gjithashtu tha se “gjuha dhe retorika e ngarkuar edhe nga politikanë të caktuar kundër institucioneve të drejtësisë, kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar, është nxitëse e akteve të tilla”.

“Dëshiroj t’ju informoj se policia e shtetit prej momenti të parë të marrjes së informacionit lidhur me këtë ngjarje, ka ngritur një grup jo vetëm për të hetuar, mund të ndaj me ju informacionin e rezervuar se hetimet po ecin mirë. Pra ka një piste që mund të na çojë në zbardhjen e gjithë organizimit dhe ekzekutimit të kësaj ngjarjeje.

Sikurse përfitoj nga prezenca në këtë komision të përsëris apelin që gjuha dhe retorika e ngarkuar edhe nga politikanë të caktuar kundër institucioneve të drejtësisë, kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar, është nxitëse e akteve të tilla dhe secila nga pushtete, përfshirë dhe atë legjislativ, duhet të vetëpërmbahet”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.