LAJMI I FUNDIT

Rekordet/ 300 ndeshje në Premier Ligë, asnjë si Pep Guardiola në Angli

13:45 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pep Guardiola festoi të dielën 300 ndeshje në Premier Ligë në periudhën e tij jashtëzakonisht të suksesshme si trajner i Mançester Sitit. Ai e arriti pikën historike me fitoren 2-0 të së dielës në Notingem Forest.




REKORD TITUJSH Katalanasi ka fituar pesë tituj në shtatë sezone dhe aktualisht po shkon për një sukses të gjashtë në kampionat që nga mbërritja në Mançester. Me 16 trofe të mëdhenj, Guardiola është tashmë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Gjithashtu nuk ka dyshim se Siti i tij ka qenë forca dominuese në vend që kur ai zbarkoi në ishull. Në fakt, Siti ka fituar 54 pikë më shumë në Premier Ligë se kushdo tjetër gjatë këtyre gati tetë sezoneve.

REKORD PIKËSH Skuadra e Guardiolës ka fituar 704 pikë nga 300 ndeshje, me Liverpulin që renditet i dyti me 650 pikë. Arsenali, Totenhemi dhe Mançester Junajtid janë ekipet e radhës që ndjekin sa i përket pikëve.

REKORD GOLASH Diferenca e golave të Sitit tejkalon rivalët e tyre, me një golavarazh pozitiv prej +494. Kjo ka ardhur pasi skuadra ka shënuar 741 herë dhe ka pësuar vetëm 247 gola. Liverpuli është përsëri i dyti në këtë metër, por është 129 gola prapa, 364.

REKORD FITORESH Pas fitores të së dielës në Notingem Forest, Guardiola tani ka fituar 221 nga 300 ndeshjet e tij në Premier Ligë, me një përqindje fitoresh prej 73.6%. Kjo e tejkalon përqindjen e fitoreve të ndonjë prej trajnerëve më të mëdhenj të kampionat, me Aleks Fergusonin të dytin me 65.2% të ndeshjeve të fituara. Uest Hem, Arsenali dhe Bërnlej janë ekipet që Pep ka mposhtur më shpesh në historinë e tij në Premier Ligë, pasi kanë humbur nga 13 herë secila.

PREJA E PREFERUAR Uotfordi është skuadra që ka pësuar më së shumti gola kundër tyre, me “Qytetarët” që u kanë shënuar 41 herë në kampionat “Hornets” që nga vera e 2016. Siti ka shënuar gjithashtu 40 herë kundër Brajtonit, Bërnlejt dhe Uest Hemit.

GOLASHËNUESI MË I MIRË Rahim Sterling ka qenë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë nën drejtimin e Pepit, dukeshënuar 85 gola. Serxho Agueroështë i radhës me 82 gola, pastaj vijnë Kevin De Bryjne (61), Gabriel Zhezus (58) dhe ErlingHaland (56). MË I BESUARI Portieri Ederson ka qenë lojtari më i aktivizuar i Guardiolës nëPremier Ligë, duke luajtur 247nga 300 ndeshje: Bernardo Silva (229), De Bryjne (228), Sterling (194) dhe Kajl Uoker (193) përbëjnë pesëshen e parë. Guardiola është trajneri i 19-tëqë ka arritur 300 ndeshje nëPremier Ligë dhe i pesti mevetëm një klub, pas ArsenVengerit me Arsenalin, Sër Aleks Fergusonit me Mançester Junajtidin, Dejvid Mojesit meEvertonin dhe Jyrgen Klopit meLiverpulin.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.