Show-Bizz

Oriola me Eros Grezdën dhe Flor Mumajesi kthehet me Libertën, 2020 nxjerr “zbuluar” VIP-at

11:40 - 08.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ka vetëm një javë që jemi në vitin e ri 2020 dhe në dekadën e re të këtij shekulli dhe mesa duket, gjithë këto gjëra të reja po sjellin edhe ndryshime në mendimet apo zgjedhjet e njerëzve. Personazhet tanë të njohur kanë dalë “hapur” me preferencat e tyre, apo edhe me ndjenjat e tyre kundrejt partnerëve ekzistues, të rinj, apo edhe të së shkuarës. Më poshtë do të përmbledhim në një kolazh të rejat më të fundit të kësaj jave, të cilat kanë “shokuar” fansat me zgjedhjet që VIP-at tanë kanë bërë. Nga Arbër Çepani të cilit më në fund i “zbulojmë” njeriun e zemrës e deri te Flori Mumajesi, i cili është parë duke u argëtuar pranë vajzës që festonte ditëlindjen, Liberta Spahiu dhe të gjithë kanë aluduar për një rikthim mes tyre. Pra, ç’të reja po na sjell me kaq vrull java e parë e këtij viti të ri? Të shohim përmbledhjen e mëposhtme dhe me siguri që ky është vetëm fillimi!




Arbër Çepani

Ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku dhe deklaroi se ka gjetur dashurinë e vërtetë. Arbri tregoi se vajza që i ka marrë zemrën nuk është personazh publik, por është sipërmarrëse dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Ditën e hënë, agjenti i emisionit “Thumb on” ka zbuluar se e dashura e Arbrit quhet Evi Gjikura, një grua e biznesit në fushën e turizmit. Agjenti tregoi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë.

Flori Mumajesi

Moderatorja Liberta Spahiu ka festuar ditëlindjen mes familjarëve dhe miqve saj më të mirë. Ndër miqve të Libertës ishte edhe kantautori i njohur Flori Mumajesi, me të cilin Liberta ka qenë në një lidhje. Prania e Florit në ditëlindjen e moderatores ka ngjallur dyshime se ata janë rikthyer. Shkak është bërë dhe deklarata e Libertës në një kolazh me foto nga festa. Në njërën prej fotove Liberta shfaqet duke përqafuar Florin dhe krah postimit shkruan “Duke festuar dashurinë”. Duke qenë se personat e tjerë në kolazhin me foto janë familjarë dhe miq, Flori është i vetmi të cilit moderatorja mund t’ia ketë kushtuar këtë frazë. Përveç kësaj, në emision Liberta tha: “Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”, duke na shtuar më tepër dyshime për një rikthim të tyre.

Jonida Maliqi

Prej kohësh Jonida Maliqi është vënë në qendër të vëmendjes për jetën private. Këngëtarja së fundmi u përfol se është ndarë nga aktori i humorit Romeo dhe shkak u bë deklarata e saj në emisionin “Rreze dielli”, ku u shpreh: “… Unë jam një femër beqare. Kur dua, dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral”. Ditën e hënë, e ftuar në “Shiko kush luan”, Jonida është pyetur nëse është në një lidhje me “atë” apo jo. “Me kë atë? Jam sing1e. Po, jam single”, u shpreh Jonida duke konfirmuar kështu ndarjen.

Luana Vjollca

Pas përfundimit të “Kalifornias” dhe “Shiko kush luan”, Marina, Geti dhe Luana kanë shkuar me pushime në Dubai. Marina dhe Geti po postojnë vazhdimisht foto e video nga pushimet, por ndryshe ndodh me Luanën, e cila prej vitesh e mban të fshehtë lidhjen me Krenarin. Në postimet e saj, Luana shfaqet gjithnjë vetëm, mirëpo Geti e ka nxjerrë zbuluar. Në mbrëmjen e së hënës reperi ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në shoqërinë e Krenarit, duke treguar kështu se edhe ai ndodhet me ta. S’kanë pse e fshehin më tutje!

Stine

Rreth një vit më parë, Stine bëri një deklaratë në “Instagram”, duke lajmëruar fansat se tashmë ishte ndarë nga partnerja e tij prej vitesh me të cilën kanë dhe një vajzë, Estia. Stine i dedikoi Gracielës një status në “Instagram”, duke e falënderuar për gjithçka dhe tregoi se të ndarë do të jenë më mirë. “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi pasur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante këngëtari. Por, dyshja ka vendosur të ribashkohet dhe mbrëmë u shfaqën bashkë në ekran. Stine dhe partnerja e tij ishin të ftuar në “Shiko kush luan” dhe treguan se janë më të dashuruar se kurrë. Me anë të disa pyetjeve, ata zbuluan se ishte Stine, ai që mori vendimin për t’u ndarë, ndërsa Graciela bëri të mundur ribashkimin.

Oriola Marashi

Oriola Marashi është një ndër modelet më të komentuara. Siç duket, modelja është në një lidhje dashurie me sulmuesin e kombëtares tonë, Eros Grezda, lidhje kjo për të cilën është përfolur disa herë, por asnjëri prej tyre nuk e ka bërë publike. Pushimet e festave të fundvitit, Oriola preferoi t’i kalonte në Meksisë, së bashku me futbollistin e njohur. Çifti kanë pozuar para pasqyrës të kapur për dore. Pra jo siç u aludua me Nevina Shtyllën, por me modelen seksi Oriola, futbollisti ka kohë që është në një lidhje dashurie ku më në fund në 2020-ën vendosën të dalin hapur!

Dafina Zeqiri

Së fundmi në mediat “online” e jo vetëm qarkulloi me shpejtësi lajmi se Dafina Zeqiri dhe miku i saj Deejay, i njohur si DJ Geek janë duke përjetuar një lidhje dashurie. Me këtë të fundit, këngëtarja realizoi edhe hitin e famshëm “Alo”, ku shfaqeshin të dy në skena romantike. Lajmin e konfirmoi Dafina pak ditë më parë dhe tani nuk mungojnë postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek i ka shprehur dashurinë. “Të dua”, shkruan ai. “Të dua më shumë”, i kthen Dafina. Të jenë vërtetë të lidhur apo është një deklaratë “dashurie” e zakonshme për “shoqen”?

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.