Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë bërë prindër për herë të dytë.
Cana dhe Monika janë bërë prindër të një vajze.
Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë. Sipas Canës, nëse fëmija do të ishte vajzë do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.
Tashmë Bojken, djali i çiftit u bë me një motër.
Shfaq Komentet (0)