Një ngjarje e rënda ka ndodhur disa minuta më parë në Astir, ku nga disa të shtëna me armë zjarrri ka mbetur i vrarë shtetasi Vilson Tafçiu , 28 vjeç.
Sipas efektivëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, në zonën e Astirit, në afërsi të një lokali. Menjëherë pas vrasjes, policia ka ngritur disa pika kontrolli në të gjithë akset rugore dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftmi i policisë:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.