AKTUALITET

IGJEUM: Lëkundjet vijuan edhe natën, dy goditje tërmeti edhe sot në mëngjes

10:25 - 29.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy tërmete të tjerë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë. I pari, 1.5 ballë ra në Derven të Fushë Krujës në orën 2:13 minuta dhe i dyti më pas,  2 ballë, në Bubq të Fushë të Krujës në orën 4:20.




Tërmeti i një natë më parë që goditi vendin në orën 20:15 minuta ishte 4.9 ballë sipas IGJEUM dhe shkaktoi panik në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën. Epiqendra e tij ishte në Bubq.Ai u pasua dy minuta më vonë në orën 20:17 minuta nga goditje tjetër prej 4.1 ballës që e kishte epiqendrën n3 km në Fushë Krujë.

Nuk vonoi dhe një tërmet i tretë i fortë, 3.1 ballë i ndoqi ata në orën 20:31 minuta me epiqendër në Thumanë.

Gjatë natës, tërmetet kanë vazhduar me intensitet më të ulët deri edhe mëngjesin e sotëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.