AKTUALITET

Panik në Shkodër/ Mbërrijnë 9 turistë kinez, bllokohet mikrobusi, mjekët me urgjencë në kufi

11:47 - 30.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vizita e 9 turisteve kineze në Shkodër u shndërrua në nje incident të pakëndshëm për ta. Frika për coronavirusin bëri që efektivët në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit të bllokonin për disa orë mikrobusin ku udhëtonin turistët kineze.




Grupi i mjekëve të Kelmendit ushtroi kontroll me imtësi ndaj turistëve, dhe konfirmoi që asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kishte shenja të coronavirusit. Vetë shtetasit kineze janë optimiste se do të gjendet mënyra për ta mposhtur këtë virus.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”.- tha një prej turistëve kinez.

Ky kontroll, edhe pse jo i këndshëm për turistët, që vinin nga një province rreth 1 mije km larg Vuhanit dhe kishin destinacion Shkodrën, ishte i pari në një pikë kalimi kufitar, edhe pse ata kishin kaluar disa të tjerë. Per mjekun e zonës së Kelmendit, Ardian Këlliçi nuk ka vend për panik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.