BLUETOOTH

Art Rushiti: Nga foto me Beyonce tek miqësia me Dafina Zeqirin, ja rruga ime në muzikë

11:19 - 15.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flet këngëtari: Si arrita të prek famën edhe në tregun ndërkombëtar




U bë si emër i njohur pikërisht për shkak se ishte fans i zjarrtë i pop divës botërore Beyonce, të cilën edhe e kishte takuar nga afër, madje ai bashkë me shumë fansa tjerë të zgjedhur doli ne uebfaqen e saj zyrtare, por Art Rushiti nga Kosova nuk ndalet me kaq pasi ka vendosur t’i futet muzikës, ka realizuar projektin e saj i cili është pëlqyer shumë tek publiku e në këtë intervistë thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Muzika për mua është fryt që rritet brenda mendësisë dhe dhuntisë që më ka bekuar Zoti. Thesare që së bashku me zërin tim kalojnë jashtë kornizave të pasionit për të. Dukuri e pashpjegueshme apo muzë që më jep jetë të frymojë.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Shumë shpesh, varet nga disponimi, ndonjëherë “eksperimentoj” me mendje duke krijuar melodi dhe shpesh dalin të jenë të mira si ide për kompozim.

Hiti yt i preferuar?

Ka shumë hite. Dëgjoj gjitha zhanret muzikore, kryesisht ne toplistat e mia të muzikës mbizotërojnë Ed Sheeran, Justin Bieber, Beyoncé, Adele, Michael Jackson, Sam Smith, Jay Z etj.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Po, para kohës s’mund të premtoj shumëçka, por bashkë me producentin Deard Sylejmani (Deda Music) dhe disa tekstshkrues senzacional po bëhemi gati për muajt e nxehtë të vitit. Shpenzojmë kohë shumë në studio, aty ndodhin krijimtaritë e mëdha.

Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?

Fillimet e mija startuan pastër, mbështetja e artistëve më madhorë të shoubizzit, pastaj përkrahja e rinisë janë muzë që unë të jap gjithë veten në krijimtari, që së shpejti do e ekspozoj.

Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikoni në jetën dhe perceptimin tek publiku?

Ka shumë njerëz, që më kanë kontaktuar duke u shprehë se janë më se krenarë qe kam shfrytëzuar kaq mirë faqet me miliona ndjekës për ta realizuar ëndrrën time ndaj muzikës. Kam provuar gjithmonë të ndajë kohë të ndihmojë, t’u jap shpresë shumë të rinjve shqiptarë që të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat.

Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?

Mua nuk më takon të flas rreth “rrëmbimeve” të tilla, preferoj që veprimtaria të flasë vet. E gjërat janë më se të qarta, dhe sa i përket profesioneve tjera programimi mbetet ëndërr që do zhvillohet shumë shpejtë.

Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?

Nuk shpenzoj shumë kohë në shtëpi sidomos kur punoj në studio sepse udhëtoj dhe qëndroj me orë të gjata në studio. Ndjekë disa kurse dhe disa aktivitete mjaftë cilësore arsimore.

Në Instagram ke fituar mjaftë influencë me fotografi në vende të ndryshme të Europës. Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Kam vizituar shumë vende të Europës. Sipas meje vendi që pretendojë ta vizitojë në të ardhmen e afërt janë ShBA-ës. Kam shumë miq atje.

20479865_1706434559388578_1129309940588058395_n 85115032_1071977379827731_1651283598096990208_n 84715198_211716536623779_2376588396253413376_n
<
>

Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Dhjetorë 2019 në malet e Dukagjinit, me familje.

Shumëkush, sidomos person publik, nuk e ka luksin e të qenit i “pagjykuar”! Vlen e njëjta gjë edhe për ty?

Kam aq shumë mbështetje të idollave të këtyre njerëzve që më gjykojnë, dhe dashuria e publikut të gjerë, saqë nuk më premton koha t’u dedikoj vëmendje. Personat e tillë duhet të shërojnë vetën pastaj të sigurohen se janë të aftë për paragjykim.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Kënga, tingujt, muzika, meloditë me fusin në një botë krejt tjetër pavarësisht gjendjes sime. Thjesht bekohem nga këto të fundit sapo i dëgjoj.

Ju kemi parë shpesh në shoqëri të personazheve të njohur, cila është i/e preferuara juaj?

Ka shumë, Dafina Zeqiri, Tayna, Dhurata Dora, Melinda Ademi, Capital T, 2Ton, Offset, Cardi B etj. Dafina mbetet përjetësisht perla e muzikës shqiptare/ballkanase, dhe ka qenë mjaftë shtytëse e karrierës sime.

Çfarë ju lidh me Dafinën?

Kemi botën e njëjtë, mendimet, idetë, mentalitetin, ndoshta edhe se jeta na ka sprovuar me njerëz jashtë kufirit shqiptar, kontaktet me amerikanë dhe frymërat e tilla sollën një shoqëri kaq të fortë mes nesh. Përfshirë edhe influencën.

A do ju ndihmojë ajo në muzikë?

Deri më tani ka bërë suport më shumë se duhet, dhe i jam mirënjohës përgjithmonë. Ajo më ndihmon edhe kur ndjehem keq mentalisht dhe emocionalisht.

Po me Taynën?

Tayna, e njohë që 2 vite. Kemi raporte shumë të mira, dhe mirëkuptim të ndërsjelltë. Ajo pëlqen talentin tim dhe unë poashtu e kam mbështetur në çdo aspekt.

A do doje një bashkëpunim me Dafinën dhe Taynën?

Mrekullitë ndodhin.

Tjetër kë e ke të preferuar dhe me kë shoqërohesh?

Ka shumë, kemi shumë mirëkuptim mes vete me artistë senzacional botëror e shqiptarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.