BLUETOOTH

Aurela Hoxha mashtron fansat: Kam hequr mbushjen e buzëve

10:30 - 15.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme duke provokuar edhe njëherë në rrjetet sociale. Me paruke bionde dhe të brendshme rozë pastel, modelja ka ulur reçipetat, duke provokuar më shumë se kurrë. Por, një ndjekës e ka kritikuar për flokët dhe buzët shumë të fryra. Megjithatë Aurela Hoxha i ka treguar komentuesit se mbushja e buzëve është hequr, dhe madje ndjekësve kjo gjë s’po ju pëlqen më.  “Me fal qe po ta them se e di qe e merr negative po shumë më e mirë ke qenë se sa je bërë????buzët aspak bukur po ashtu dhe flokët”– shkruan komentuesi në profilin e Aurela Hoxhës.




“S’ta marr fare për negative ???? Flokët janë paruke sa për këtë fushatë, e cila ka në qendër të të pëlqejnë intimot që unë kam dizenjuar, dhe jo unë, sa për buzët, që kur kam hequr mbushjen s’ju pëlqen me askujt:) tjetër operacion, nuk kam, puth,”- i përgjigjet Aurela Hoxha. Edhe pse modelja shprehet se tashmë i ka hequr mbushjet nga buzët, dyshojmë se mund të jetë e vërtetë. Duke e krahasuar me foto të mëparshme, nuk shohim ndonjë ndryshim tek buzët e saj. Gjithnjë e përfolur për operacionet plastike, ajo ka pranuar se ka ndërhyrje vec në buzë. Të paktën deri pak kohë më parë, ku ajo thotë se tashmë i ka kthyer buzët në gjendjen fillestare. Ne po ju sjellim disa foto ndër vite të modeles për të parë sesi i ka pasur buzët ndër vite. Tashmë po ja u lëmë ju vendimin për të gjykuar nëse Aurela i ka hequr mbushjet nga buzët apo po mashtron publikun. Për mendimin tonë? Jo!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.