Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Shtetasi me iniciale N.H, i cili ka qënë duke duke ecur në këmbë, kur e ka zënë poshtë skrepi i një firme private, që po kryente punime në rrugë.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën.
Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.
Shfaq Komentet (0)