Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës Paulo Dybala ka dalë pozitiv ne testin për koronavirus.
Në një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, Dybala tha se ai dhe e dashura e tij të dy kanë virusin por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai është lojtari i tretë i Juve që konfirmohet se ka virusin, pas mbrojtësit të qendrës Daniele Rugani dhe fituesit rë Kupës së Botës në Francë, Blaise Matuidi.
“Oriana dhe unë jemi pozitiv” tha Dybala. Për fat jemi në gjendje të mirë shëndetesore”
“Faleminderit për mesazhet tuaja.”
E dashura e Dybala, Oriana Sabatini është këngëtare, aktore dhe modele argjentinase, është mbesa e ish tenisit Gabriela Sabatini, kampione e SHBA 1990 Open.
E gjithë veprimtaria sportive vendase në Itali është pezulluar deri në 3 prill.