Cristiano Ronaldo duket se nuk po e kalon kohën bosh në këto ditë izolimi. Ylli i Juventusit është në karantinë në shtëpinë e tij në Portugali dhe ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë super luksoze. “Bild” shkruan se portugezi ka blerë një makinë mjaft të shtrenjtë.
Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Bugatti Centodieci”, që do të prodhohet vitin e ardhshëm vetëm me 10 ekzemplarë.Vlera e kësaj makine besohet të jetë rreth 9.5 milionë euro dhe do t’i dorëzohet pronarëve të rinj vetëm në vitin 2021.
Shfaq Komentet (0)