Ndërkohë që Shqipëria dhe shtetet e botës po luftojnë ndaj një armiku të padukshëm siç është koronavirusi,këngëtari Sidrit Bejleri ka njoftuar se ka humbur një njeri të afërt.
Në rrjetet sociale, Sidrti shkruan se në këto ditë të trazuara tani as ceremonia mortore nuk mund të zhvillohet siç e do tradita.
“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin”, shkruan Sidriti.
Shfaq Komentet (0)