Kronikë

Denoncimi i Tedi Blushit për situatën e rënduar në Kapshticë, reagon Policia Kufitare: Lajm i pavërtetë, fluksi ka qenë normal

17:54 - 04.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet doganore kanë hedhur poshtë denoncimin e Sekretarit të PL-së, Tedi Blushi, i cili në një video live nga Kapshtica u shpreh se kishte radhë të gjatë automjetesh në pritje për të kaluar pikën kufitare drejt Shqipërisë.

Në një reagim për mediat, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Korçë, njofton se lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata.




Sipas tyre, në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se, lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata.

Aktualisht në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht.

Drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka shtuar sportelet, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe shmangur radhët.

Kujtojmë se në reagimin e tij, Tedi Blushi shprehet se në pikën e kalimit kufitar me Greqinë situata është e rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Ndër të tjera ai u shpreh se çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa me shtet dhe pa Atdhe!

“LIVE nga Kapshtica, në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, për të ndjekur nga afër qarkullimin e bashkëkombasve tanë, të cilët po vijnë në Atdhe për të festuar Pashkën e Madhe ortodokse.

Situata është e rëndë dhe raportimet bëjnë me dije se shtimi i fluksit në orët e ardhshme do ta bëjë edhe më të vështirë. Nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë ju bëj thirrje institucioneve përgjegjëse, të çohen në këmbë dhe të marrin të gjitha masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Vuajtjet e qytetarëve në rradhët kilometrike dhe vonesat burokratike në kufi, në Shqipërinë e vitit 2024 janë të patolerueshme! Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa me shtet dhe pa Atdhe!

Një urim të përzemërt për të gjithë bashkëkombasit që po vijnë në këto orë nga jashtë për të festuar me familjet e tyre në Shqipëri: Gëzuar Pashkën! Shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet tuaja! Dramës së madhe të shpopullimit do t’i japim fund me 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus”, shkroi ai në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.