Një incident ka ndodhur ditën e sotme teksa një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbërritur në oborrin e spitalit. Por teksa infermierët kanë qenë duke nxjerrë barrelën, ajo iu ka rënë nga duart. Në barrelë ka qenë një i sëmurë rëndë që duhet të transferohej menjëherë në spital. Ashtu si shihet edhe nga pamjet, infermierja menjëherë pas rrëzimit i bën goditje në zemër, duke treguar kështu se pacienti ka pasur probleme kardiake. Gazetarja Aurora Golemi raportoi se i sëmuri nuk është i dyshuar me koronavirus dhe nuk është dërguar në Infektiv.
Shfaq Komentet (0)