Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit të ngritur te ambasada ruse në Tiranë, ku pak minuta më parë u gjet një çantë, në të cilën dyshohej se kishte lëndë plasëse.
Sipas policisë, pas kontrollit rezultoi se brenda saj kaishte vetëm rroba trupi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)