AKTUALITET

Arrestimi i 30-vjeçarit për vrasjen e dyfishtë në Laç/ Policia: Në kërkim 3 bashkëpuntorët, pranga dhe mjekëve

10:01 - 23.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan nga 4 autorë të maskuar si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markun.




Në njoftim zyrtar, Policia thotë se Eduart Lama është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.

Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë  janë arrestuar gjithashtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klinika”.

Operacioni  nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.