Një autobus i një fasonerie, i cili mundësonte transportin e punëtorëve që nga fshati Peshtan, Kafaraj, Frakull dhe më gjerë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan të njësisë administrative Levan.
Sipas banorëve dhe vet drejtuesit te këtij mjeti, zjarri i cili kishte përfshirë një pjesë të autobusit ka shkaktuar dëme materiale dhe në pjesën e brendshme të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plot të ngjarjes dhe shkaqeve të zjarrit.
Shfaq Komentet (0)