AKTUALITET

Inxhinieri që ka pasion ekplorimin e natyrës: Kush janë destinacionet që nuk duhen humbur në Shqipëri

22:00 - 10.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afrim Tahiraj është inxhinier ndërtimi në profesion, por fundjavat e gjejnë prej vitesh duke eksploruar Shqipërinë. Sot për gazetën Shqiptare ai tregon se si lindi ky pasion.




Si lindi pasioni për të eksploruar natyrën?

Nuk ka shumë që e zhvilloj si pasion. Para rreth dy viteve e nisa me eksplorime te vogla . Punoja nê Skrapar, dhe i rrethuar nga bukuria e kanioneve , ujëvarave , fillova ta shikoja natyren si mënyrë për të kaluar një kohë të mirë, si mënyrë relaksimi. Që nga Shkurti i vitit 2019 mendova të angazhohem me ngjitjet në male dhe ajo ishte një kthesë shume e fortë në eksplorime.

Inxhinieria dhe natyra cfarë lidhje kanë bashkë?

Në debatin që bëhet sot mbi ndërtimet dhe raportin që ato mund të kenë me prishjen e habitatit natyror , mund të duken si dy botë të kundërta. Mos të harrojmë që sot arrijmë të vizitojmë vendet më të bukura vetem në sajë të ndihmës që na jep inxhinieria, nëpërmjet ndërtimit të veprave infrastrukturore, duke na shkurtuar distancar, kohën dhe duke na ardhur ndihmë qe ti afrohemi natyrës më shumë. Për mua personalisht natyra është mënyra më e mirë për të rimarrë veten pas një javë në punë , për ta nisur javën pasardhese me më shumë energji.

Pushimet ideale, në det apo mal?

Pushimet ideale i kam në mal. Do zgjidhja një lum që buron nga mali për tu freskuar , përpara detit. Pushimet në det me duken paksa inaktive dhe preferoj të pushoj duke eksploruar.

Si do e përshkruaje malin me një fjali?

Magji.

Mali më i bukur shqiptar?

Do zgjidhja 3 male që të ofrojnë pamjen më të bukur sipas kategorive :

1) Mali Vajushës Lepushë (Panorama më e bukur e Alpeve)

2) Mali Çikës ( Panorama me e bukur e bregdetit )

3) Mali i Kallabakut dhe ” Shtegu i Ngjyrave ” ( Panorama dhe shtegu më relaksues)

Ka një rritje të shqiptarëve që praktikojnë sporte në natyrë, apo eksplorojnë natyrën, cili është komenti yt

Ka një numër gjithmonë në rritje të Shqiptarëve që praktikojnë sportet dhe ecjet në natyrë, dhe mund të them që kjo gjë është kthyer në modë. Kontribut të rëndësishëm këtu kanë dhe rrjetet sociale. Ky vit , për shkak të pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ka bërë që gjithë shqiptarët ti kalojnë pushimet këtu dhe interesi për të eksploruar natyrën tonë ka qënë më i madh.

Nëse duam të bëjmë Hiking në malet shqiptare, cilat janë destinacionet e duhura për tu vizituar në verë?

Për shkak të temperaturave , zgjedhjet duhet të jenë të tilla që efekti i temperaturave të jetë sa me i vogël. Preferohen malet ku fryn erë, malet që kanë sa me shumë ecje nëpër pyje ose male që gjatë rrugës kanë shumë burime ujore .

Në këtë këndveshtrim do sugjeroja :

Lëpushen , Shkodër ( Mali i Vajushës , Mali i Berizhdolit dhe Mali Vajushës)

Shishtavecin dhe Çajën , Kukës ( Shtegu i Ngjyrave)

Radomiren ( Mali Korabit)

Valbonen dhe Thethin ( Mali i Rosit , Mali i Jezerces, Kalimi Valbonë- Theth , Ujevara Grunasit, Kanioni Nderlysajve, Syri i kalter)

Grabove, Gramsh ( Mali i Valamares )

Roshnik, Berat ( Mali Tomorit)

Gjithmonë rekomandohet që këto destinacione të realizohen në guida profesionale.

Do doja ta mbyllim këtë intervistë me një mesazh, cili është ai që do doje të jepje?

Duajeni sa më shumë natyrën, eksplorojeni , por lëreni mjedisin pastër , sepse natyra është shtëpia jonë e përbashkët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.