Kronikë

Me shpejtësi skëterrë deri në 190 km/h, policia ndëshkon 12 shoferë në Tiranë

09:18 - 22.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uniformat blu kanë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.




Gjatë kontrolleve me radar në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstrem, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h.

NJOFTIMI I POLICISË
Si çdo fundjavë♂️ Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën️ për të✈️ fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, ✈!!!. ???????? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e✈️️ fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin jetën në rrugë️.
Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari ✍ dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.
#zbatorregullatudhetoisigurt


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.