AKTUALITET

Protesta e naftëtarëve në Ballsh, Luan Baci: Qeveria i vjedh, pastaj i rreh!

13:26 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protestuesit në Uzinën e Ballshit kanë çarë kordonin e policisë, çka ka detyruar këta të fundit të hedhin spraj për shpërndarjen e tyre.




Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga kreu i PD-sëm, Fier, Luan Baci.
Sipas tij, jo vetëm që nuk paguhen, por edhe rrihen nga policia.

STATUSI I PLOTË

Dhuna policore ndaj naftëtarëve, të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit, është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.

Naftëtarët janë të nëpërkëmbëur, janë të vjedhur ndër vite nga klientët e pushtetit, prandaj dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.

Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të qeberisë dhe kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.

I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para Ministrisë së Energjitikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.

Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.