Kryesore

“Si baba”/ Ç’na panë sytë? Gjysmë të zhveshur, Ledri publikon foton më të veçantë me Sarën dhe jep lajmin…

21:30 - 09.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ledri Vula po e pret me padurim për t’u bërë baba… Ndaj dhe për këtë fakt, neswr këngëtari do të publikojë këngën “Si baba”! Plot emocione, Ledri i ka kushtuar një këngë të bijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.




Reperi ka publikuar një foto ku shihet krah Sarës, duke lënë të kuptohet se dhe ajo do të jetë në videoklip. Në foton në fjalë reperi shihet duke prekur barkun e rrumbullakosur të partneres, ndërkohë që të dy janë gjysmë të zhveshur.

Të veshur vetëm me xhinse, Ledri ka zgjedhur foton më të bukur për të dhënë lajmin se nesër do të lancojë këngën e re që ne mezi po presim ta dëgjojmë… Me siguri do të jetë po aq e bukur sa dhe titulli e me shumë mundësi kjo do të jetë dhe ninulla për të voglën tyre…

Nga ana tjetër, duket se dhe pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

Sara Hoxha gjatë këtyre 9 muajve na ka treguar për përjetimet e shtatzanisë, nepset, vështirësitë, por që të gjitha kapërcehen kur mendon se sa i ëmbël është takimi me të voglën/të voglin tënd.

Disa kohë më parë, ajo tregoi se ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë dhe se kjo periudhë nuk është aq e lehtë për të, sa duket. “Mesi më këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashkë”.

Epo tani Sara do të përfshihet në të tjera emocione bashkë me Ledrin… Ne jemi “sy e veshë” për të mësuar emrin që do t’i vendosin të voglës, pse jo edhe foton e parë…  Mirëpo më parë le të shijojmë këngën e Ledrit “Si baba!”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.